I destinuar për të fituar: up!, Polo dhe Golf janë fituesit në “Best Cars 2019” në Reader’s Choice Awards

Revista e tregëtisë “Auto Motor und Sport” zgjodhi fituesit e çmimeve “Best Cars 2019”, në Reader’s Choice Awards në Stuttgart. Tri modele të markës Volkswagen: up!, Polo dhe Golf ishin ndër fituesit.

Volkswagen up!, morri vendin e parë në kategorinë “Makina mini” me e-up!

GTI, modeli impresionon me linjën e saj shumë të larmishme. Volkswagen up! është gjithashtu një nga makinat kompakte më të suksesshme në Evropë dhe frymëzon të rinjë dhe të vjetër njësoj.

Polo fitoi kategorinë “Makinat Kompakte” përsëri duke e bërë këtë çmimin  22-të për modelin popullor në historinë 43-vjeçare të çmimeve “Më të mirat”.

Një tjetër vend i preferuar në çmimet e Reader’s Choice Awards është Golf, i cili fitoi çmimin e lakmuar në “ Kompakt Class “, për herë të 25-të që nga fillimi i Reader’s Choice Awards në vitin 1977.

Në botë, Volkswagen ka shitur më shumë se 35 milion Golf, në 45 vjet. Kjo e bën Volkswagen një nga automjetet më të suksesshme në historinë e automobilave.

Veç kësaj, Multivan nga Automjetet Volkswagen arriti vendin e parë në kategorinë “Van”: VW Van nga Hannover ka tejkaluar konkurencën gjithsej 19 herë. Që nga viti 2004, 16 herë në rradhë duke e bërë atë një thyes të rekordeve.