Një Top model me një histori të gjatë

Historia e SUPERB si modeli më i avancuar i markës ŠKODA fillon në punishten e Mlada Boleslav në vitin 1934 me SUPERB-in origjinal në atë kohë. Emri SUPERB do të thotë madhështorë, e shkëlqyeshme ose e jashtëzakonshme. Pas një pushimi mbi 50-vjeçar, ŠKODA SUPERB në mënyrë të pëkryer u kthye në treg në vitin 2001. SUPERB tani është në gjeneratën e tij të katërt dhe ka krijuar vendin e tij në mesin e familjeve, klientëve privat e gjithashtu edhe atyre të biznesit.

ŠKODA Superb – Një vendim i qëlluar!
SUPERB i ri, ridefinon luksin. Mrekullisht i dizajnuar dhe me hapësirë mbreslënëse, modeli plotëson komoditetin e përsosur me pajisjet e teknologjisë së fundit dhe tipare “Simply Clever” për ta bërë jetën tuaj më të lehtë çdo ditë.
Elegancë e përsosur!
Në vitin 2019, dizajni i SUPERB vjen me një ndryshim të vogël për ta bërë veturën më të gatshme, ekspresive dhe të mbushur emocionalisht si kurrë më parë. Rezultati përfundimtar është një dizajn ikonik , dinamik dhe elegant.

Për udhëtime biznesi me shije!

Po të mos ishte Superb, udhëtimet e gjata të punës do të ishin të lodhshme. Pushoni gjatë rrugës me funksionet e masazhës në ulësen e vozitësit dhe kontrollën dinamike të veturës gjatë lëvizjes.

Teknologjia e Fundit!

SUPERB jep maksimumin që mund të ofrojë ŠKODA: motorë të klasit të lartë, komoditet funksional të nivelit të lartë, sigurinë më të mirë në vozitje si dhe gamën e asistencave për vozitësin. Lidhshmëria e avancuar e Superb do ta bëjë përdorimin ditor të veturës më të lehtë dhe do të ju ofrojë gjithë përkrahjen e duhur që të arrini në destinacionin e duhur në kohë dhe komod.

Modelin e ri SUPERB e gjeni në Porsche Prishtina