| |
Karakteristikat |
| |
| |
| |
| |
|
Volkswagen Beetle i ri, sjell nostalgjinė e vjetėr !
Njė model tejet i veēantė, i cili pėr shumėkėnd sjell nė vėmendje njė nostalgji tė vjetėr, ka arritur edhe nė Kosovė. Bėhet fjalė pėr versionin e ri tė Beetle, i cili ndryshe njihet edhe si Buba apo Breshka. Beetle i ri tashmė i pret blerėsit e saj tek dilerėt e autorizuar pėr modelet e Volkswagen-it.
Volkswagen Beetle ėshtė njė ikonė. Kjo veturė rrėfen njė tregim. Vetėm dikush qė e njeh historinė e tij, mund tė bėj gjeneratėn e re tė Beetle njė realitet. Detyra pėr inxhinierėt ishte mė se e qartė. Ata duhej tė zhvillonin njė veturė tė teknologjisė sė lartė e cila do tė duhej tė ishte e pėrballueshme, tė ketė tė integruara teknologjitė e komunikimit tė kohėrave tė sotme dhe tė ketė ndikimin mė tė vogėl tė dėmshėm pėr ambientin. Po ashtu, do tė duhej tė ishte njė veturė qė e bartė argėtimin e vozitjes nė pjesėn e pėrparme. Por gjithsesi, duhej ruajtur edhe disa nga tiparet klasike qė e bėjnė njė veturė tė dallueshme. Dhe me Beetle tė ri, kjo ėshtė arritur me pėrsosmėri tė plotė.
|
Dizajni, njė origjinal i ri
Dizajni i Beetle ėshtė dizajni mė i njohur automobilistik nė botė dhe sfida pėr dizajnimin e Volkswagen Beetle tė ri, ishte vėrtetė inspiruese. Dizajnerėt e dinin se donin ta zhvillonin profilin origjinal tė Beetle, mė mirė se sa versionin e 'New Beetle' tė vitit 1998. Dhe nėse e marrim modelin e parė tė Beetle dhe njė Beetle tė ri dhe i vendosim nė njė dhomė, do tė shihni se vijat e pjesės sė pasme janė gati identike. Por Beetle i ri tani karakterizohet nga njė pamje sportive e pastėr, mė tė sigurt nė vetvete dhe mė dominuese, pra mė dinamike dhe mė muskulore. Beetle i ri jo vetėm qė ka profil mė tė ulėt, por ėshtė edhe mė i gjerė, kapakun e motorit e ka mė tė gjatė dhe xhami i pėrparmė ėshtė tėrhequr edhe mė prapa. Tė gjitha kėto krijojnė njė dinamizėm tė ri. Modeli i ri ėshtė 1808 mm i gjerė ( mė shumė pėr 84 mm), 1486 mm i lartė (12 mm mė ulėt) dhe 4278 mm i gjatė (152 mm mė i gjatė se modeli paraprak). Kjo ka rezultuar me proporcione tėrėsisht tė reja. Shtimi nė gjatėsi ka nėnkuptuar se kulmi ka mundur tė zgjatet mė shumė, xhami i pėrparmė ka mundur tė tėrhiqet mė prapa dhe pjesa e prapme ka mundur tė ndjek konturėn origjinale tė Beetle. Dhe tė gjitha kėto i japin VW Beetle tė ri njė dukje tė fuqishme me tension muskulor. Natyrisht se disa nga karakteristikat e njohura tė Beetle origjinal kanė mbetur: kėto pėrfshijnė dritat e rrumbullakėta, kapaku i motorit, pragu i dyerve dhe rrotat e mėdha deri nė 19 inē, karakteristike qė nga modeli origjinal. Njė tipar i ri ėshtė spoileri i prapmė, i cili nė mėnyrė homogjene ėshtė integruar nė dizajn (standard pėr motorėt TSI me 118 kW / 160 kuaj fuqi dhe 147 kW / 200 kuaj fuqi); nė mėnyrė agresive e mban kontaktin me rrugėn, pasi ka shpejtėsinė maksimale deri nė 225 km/h, varėsisht nga motori dhe ėshtė nė dispozicion me tre pako tė pajisjeve "Beetle", "Design" dhe "Sport".
|
|
Njė interier origjinal si asnjė tjetėr
Kabina e Beetle tė ri jep njė pėrshtypje vizuale. A ėshtė e mundur qė njė kabinė tė bėj njė pėrshtypje vizuale? Natyrisht se po. Nganjėherė vozitėsit ulen nė kabinė me orė tė tėra, varėsisht se ēfarė ofron ajo kabinė. Por jo tė gjitha kabinat e ofrojnė njė ndjenjė tė tillė. Dhe kabina e VW Beetle tė ri ėshtė unike, e pagabueshme, 'cool', klasike dhe e dizajnuar me pasion pėr detajet. Kjo kabinė ėshtė ruajtur si diēka speciale. Ēdo gjė ėshtė brenda shikimit dhe mundėsive. Edhe pse e ka mbajtur atė dozėn klasike, prapė ēdo gjė ėshtė ridizajnuar. Instrumentet me tre rrathė tė renditura para shoferit (tahometri, matėsi i shpejtėsisė dhe treguesi i karburantit) ofrojnė tė gjitha informatat e nevojshme; i integruar nė matėsin e shpejtėsisė (pozita e mesme), ėshtė njė ekran multi-funksional. Nė versionin e pajisjeve "Design", daljet e ajrit tė kondicionuar dhe tė instrumenteve, kanė korniza tė kromuara. Kjo shkon edhe pėr sistemin e audios dhe tė navigacionit qė gjenden nė pjesėn me pamje tė qartė tė panelit tė instrumenteve. Kur flasim pėr audio-sistemin, bėhet fjalė pėr atė RCD 310 me 8 altoparlantė, qė ėshtė njė sistem i shkėlqyeshėm audio. Me Beetle tė ri, Volkswagen edhe njėherė ia ka arritur nė implementimin e materialeve me kualitet tė lartė, qė shkojnė pėrtej kufijve tė veturave tė kėsaj kategorie. Dhe pasi kemi dimensione mė tė mėdha, kjo nėnkupton edhe hapėsirė mė tė madhe brenda, duke pėrfshirė edhe hapėsirėn e bagazhit. Edhe ulėset janė me dizajn mjaft tė bukur dhe shumė tė rehatshme.
|
|
Motorėt me ekonomik tė mundshėm.
Tė gjitha versionet e motorėve (tė gjithė me katėr cilindra), janė pėrdorur pėr herė tė parė nė modelet e reja tė Beetle. Dhe Beetle i ri ofron ulje tė ndjeshme tė harxhimit tė karburanteve dhe emetimit tė gazrave, falė pėrdorimit tė motorėve turbo-benzinė (TSI) dhe motorėve me naftė me injektim direkt tė karburantit (TDI). Tre motorėt me benzinė Beetle ofrojnė forcė prej 77 kW/105 kuaj fuqi, 118 kW/160 kuaj fuqi dhe 147 kW/200 kuaj fuqi, derisa dy motorėt me naftė kanė forcė prej 77 kW/105 kuaj fuqi dhe 103 kW/140 kuaj fuqi. Tė gjithė 5 motorėt, pėrveē transmisionit tė thjeshtė manual, si opsion kanė edhe transmisionin me ndėrrim automatik tė shpejtėsive (DSG). Motori mė i fuqishėm me benzinė, ai 2.0 TSI me 200 kuaj fuqi, konsumon vetėm 7.4 litra pėr 100 km, derisa motori benzinė mė ekonomik, ėshtė ai 1.4 TSI me 160 kuaj fuqi dhe me transmision me 7 shpejtėsi DSG, qė harxhon vetėm 5.9 l/100 km (139 g/km CO2). Mirėpo, asnjėri prej tyre nuk mund tė matet me motorėt me naftė, kur flitet pėr harxhimet. Motori 1.6 TDI me 105 kuaj fuqi ka harxhime prej vetėm 4.3 litra pėr 100 kilometra tė kaluara dhe emetim gazrash prej 112 g/km CO2, derisa motori tjetėr me naftė, ai 2.0 TDI me 140 kuaj fuqi, ka harxhime vetėm 4.9 l/100 km (129 g/km CO2). Sa i pėrket shpejtėsisė, ajo dallon varėsisht nga versioni, duke filluar nga 180 km/h, e deri nė 225 km/h qė ofron motori mė i fuqishėm me benzinė, derisa shpejtėsinė nga 0 nė 100 km\h, e arrin pėr vetėm 7.5 sekonda. Edhe aspektit tė sigurisė i ėshtė kushtuar vėmendje e madhe. Me Beetle, Volkswagen po ndėrton njė automobil i cili ėshtė mė i sigurti nė termet e sigurisė si aktive, ashtu edhe pasive. Dhe nuk ėshtė ēudi qė ky model ka marrė 5 yje nė testin e sigurisė EURO NCAP. Programi i stabilizimit elektronik tė veturės ESP vjen si standard, sikurse edhe 6 air-bag-ė efektivė qė mbrojnė pasagjerėt.
|
|
| |
|
|