Për kompaninë
Porsche Kosova, është njëra prej kompanive të grupit të njohur botëror Porsche Holding nga Austria, njërës prej kompanive më të suksesshme në shitjen dhe servisimin e automjeteve, e pronësuar nga Volkswagen AG
Brendi nr.1, sinonim i traditës, ekskluzivitetit, inovacionit dhe kualitetit, aplikon poashtu standarde të larta botërore edhe në Kosovë, ndërsa personeli profesional është i gatshëm të përgjigjet në kërkesat e klientit.
Si anëtar i grupit, përveз porosive direkte të automjeteve nga prodhuesi, ne kemi qasje direkte në stokun e automjeteve të grupit tonë, që nënkupton dorëzim të shpejtë dhe ekzakt të automjeteve tek klientët tanë.
Porsche Prishtina është shitës i autorizuar për automjetet Volkswagen, Skoda dhe SEAT. Përvec kësaj ka ekipin profesional për servisim të automjeteve Volkswagen, Volkswagen automjete komerciale, Skoda, SEAT dhe Audi. Ne i furnizojmë klientët tanë me pjesë origjinale dhe pajisje shtesë (aksesorë) të brendeve përgjegjëse direkt nga prodhuesi.
Ne jemi të përkushtuar të ofrojmë shërbime të kualitetit të lartë dhe të besueshme për klientët tanë. Klientët tanë janë thelbi i suksesit tonë. Ne jemi krenar me punën që bëjmë.
Jeni të mirëseardhur të na vizitoni dhe të njoftoheni për së afërmi me shërbimet dhe ofertat aktuale që ne ofrojmë.
Qëllimi
Qëllimi ynë i vetëm dhe kryesor është kënaqësia dhe besimi i klientëve, partnerëve dhe punonjësve tanë. Në një ambient shoqëror të rritjes së dinamikës dhe sfidave ditore, është vizioni i kompanisë tonë që vetëm klientët lojalë mund të garantojnë vitet e susksesit.
Ne dëshirojmë që veturat dhe shërbimet tona të jenë të njejta me pritjet e klientëve tanë. Ne kemi themeluar raporte permanente dhe punë të drejtë me partnerët tanë të autorizuar për shitje dhe servisim. Shkëmbimi konstant i informatave, programet trajnuese dhe edukuese na mundësojnë përmirësimin e vazhdueshëm të kualitetit tonë të punës.
Suksesi është parimi bazë dhe standard i veprimeve tona, të cilat ne, bashkë me punonjësit tanë jemi duke i zhvilluar. Mirë të edukuar, të zellshëm dhe të informuar, punonjësit tanë janë bartësit e suksesit të kompanisë.
Çdo punonjës i kompanisë sonë, gjatë veprimit të tij, vepron në interesin më të mirë të klientëve tanë, shoqatave të qytetarëve, personave fizik dhe juridik, duke kontribuar kështu në suksesin e përgjithshëm të kompanisë.
Ne jemi një partner i besueshëm
Përkrahja e fuqishme nga kompania jonë qendrore Porsche Holding Austria, në lidhje me programet edukuese dhe trajnuese për punonjësit tanë dhe përkrahja për përmirësimin e kualitetit në punë, paraqet bazamentin për një partneritet afatgjatë me klientët tanë.
Inovativ dhe të gatshëm për ndryshime
Kompania jonë është e karakterizuar nga një nivel i lartë i përgjegjshmërisë së punonjësve tanë. Hierarkia e cekët është baza për një reagim të shpejtë për kërkesat brenda kompanisë, të cilat po ndryshojnë në mënyrë rapide prej ditës në ditë.
Me anë të risive dhe investimeve të vazhdueshme, poashtu edhe me teknologjinë komunikuese më bashkëkohore, ne dëshirojmë të arrijmë një avantazh konkurrues.
Kudo dhe në çdo kohë
Vetëm 20 vjet më parë, shpërndarja e pjesëve rezervë është bërë një herë në muaj. Vozitësit e padurueshëm vendosnin për pjesë joorigjinale, të montuara në servise të pa autorizuara.
Sot, vozitësit e shqetësuar të automjeteve Volkswagen, Skoda, Audi, SEAT dhe të automjeteve komerciale Volkswagen, mund të jenë pa brenga. Klientët tanë mund të marrin gjithзka që u nevojitet për automjetet e tyre në një vend; për më tepër, secila pjesë origjinale bartë një kualitet të garantuar. Garancioni 2 vjeзar për pjesët origjinale të montuara, paraqet një siguri shtesë për klientin dhe veturën e tij.
Me fjalë tjera, nëse shfaqet ndonjë problem gjatë vozitjes, Porsche Prishtina ju mbështet ju në eliminimin e problemit brenda kohës më të shkurtër të mundshme.
Të gjitha këto janë vetëm disa nga një grup i madh i avantazheve për klientët tanë. Megjithatë, është shumë me rëndësi për ne që kur ju të porosisni një veturë të brendeve Volkswagen, Skoda, Audi, apo SEAT, ju do të keni një siguri dhe një partner të besueshëm i cili kujdeset për veturën tuaj; veturë e cila do të vozisë dhe do të vozisë dhe do të vozisë.
Kodi i sjelljes Porsche Holding
Besimi i klientëve dhe palëve të tjera të interesuara në kompaninë tonë dhe produktet e saj është pasuria jonë më e vlefshme. Prandaj, ne kemi një përgjegjësi të përbashkët për të përmbushur këtë besim çdo ditë duke u sjellë me ndershmëri dhe integritet. Kjo nënkupton njohjen e rregullave të brendshme dhe rregulloreve ligjore në fuqi, si dhe respektimin e tyre.
Politika e mbrojtjes së mjedisit jetësor
Si një lider global në zhvillimin, prodhimin dhe shpërndarjen e automjeteve dhe shërbimeve të lëvizshmërisë, Grupi Volkswagen përpiqet të bëhet një furnizues kryesor i lëvizshmërisë së qëndrueshme dhe një shembull i mbrojtjes së mjedisit. Ne pranojmë sfidat e ndryshimeve klimatike dhe jemi të përkushtuar ndaj qëllimit të pikës 2° të Kombeve të Bashkuara.
Ne jemi të vetëdijshëm për ndikimin mbarëbotëror të produkteve tona në mjedis dhe shoqëri. Për të reduktuar ndikimin mjedisor, ne përdorim kapacitetin tonë global të inovacionit për të zgjidhur sfidat gjatë të gjitha fazave të ciklit jetësor të ofertave të lëvizshmërisë. Inovacionet tona të lëvizshmërisë do të ndihmojnë klientët tanë të reduktojnë mbetjet mjedisore duke siguruar konkurrencën e biznesit tonë.
Karriera
Nëse jeni të interesuar për vende të lira pune dhe mundësi karriere, ju lutemi vizitoni faqen LinkedIn të Porsche Holding Careers e cila është krijuar posaçërisht për këtë qëllim:
Qellimi ynë
Qëllimi ynë i vetëm dhe themelor është kënaqësia dhe besimi i klientëve, partnerëve dhe punonjësve tanë. Në mjedisin social me dinamikë më të madhe dhe sfida të përditshme, vizioni i kompanisë sonë është që klientëve besnik të ju garantojmë sukses afatgjatë.
Ne duam të jemi të sigurtë që makinat dhe shërbimet tona përmbushin pritshmëritë e klientëve tanë.
Ne kemi një marrëdhënie pune të përhershme dhe të drejtë me partnerët tanë të autorizuar të shërbimit të shitjes. Shkëmbimi i vazhdueshëm i informacionit, edukimi dhe programet e zhvillimit na lejojnë të përmirësojmë vazhdimisht cilësinë e punës.
Suksesi është një parim dhe masë bazë në punë, të cilin ne e zhvillojmë së bashku me punonjësit tanë. Punonjësit e mirëarsimuar, të zellshëm dhe të informuar janë bartësit e suksesit të kompanisë sonë.
Çdo punonjës në kompaninë tonë, gjatë punës së tij, vepron në interes të klientëve tanë, personave fizikë dhe juridikë, shoqatave të qytetarëve dhe në këtë mënyrë jep kontributin e tij në suksesin e përbashkët të kompanisë.
Ne jemi një partner i besuar!
Historia
Kompania është themeluar me investime të huaja direkte nga Porsche Holding me bazë në Austri, që sot është në pronësi të gjigantit botëror të automobilave Volkswagen AG.
Porsche Kosovai funksionon si pjesë e decentralizuar e koncernit të integruar automobilistik që përfaqëson markat e automobilave Volkswagen, Audi, Škoda, SEAT, Porsche dhe automjetet komerciale Volkswagen.
Zhvillimi
Porsche Kosova gjithmonë përpiqet t’u përgjigjet të gjitha sfidave dhe zhvillimeve ne tregun lokal, duke krijuar vlera shtesë për t’u ofruar më të mirën klientëve të vet. Vizioni i Porsche Kosova është që të jet sinonim i një kompanie të nivelit të lartë automobilistik që përfaqëson vetura origjinale të cilësisë së lartë duke aplikuar standardet më moderne të biznesit. Të mbaj pozitë të qëndrueshme në treg, e cila krijon zgjerim dhe thellim të bashkëpunimit afarist me bizneset ekzistuese dhe partnerë potencial.
Në përputhje me sloganin ,,partner i besueshëm˝ Porsche Kosova vazhdimisht përpiqet të kënaqë shijet shumë të sofistikuara të klientëve të saj, dhe pikërisht për këtë, njëkohësisht me premierën e tyre evropiane, ofron modelet më të fundit të veturave, të cilat janë në dispozicion përmes rrjetit të partnerëve.në Kosovë. Kënaqësia e klientit është qëllimi kryesor i të gjitha aktiviteteve të Porsche Kosova.
Integrimi i arritjeve më të fundit teknologjike në automjete, dizajni më i mirë, imazhi i krijuar, garancia afatgjatë, dhe besimi në markat e makinave Volkswagen, Audi, Škoda, SEAT, Porsche dhe Volkswagen Auto Komerciale bëjnë qe këto marka të jenë zgjedhja e duhur për adhuruesit e makinave cilësore.
Vlerat e markës tregtare
Marka Porsche është e njohur për konsumatorët në mbarë botën dhe lidhja e fortë emocionale që klientët kanë me makinat nga Volkswagen, Audi, Škoda, SEAT, Porsche dhe automjetet komerciale Volkswagen është një dëshmi e fuqisë së kësaj marke.
Cilësia e lartë, dizajni i jashtëzakonshëm, punimi i patëmetë, funksionaliteti dhe siguria janë sinonim i automjeteve nga portofoli i shitjeve të Porsche Kosova. Kompania kombinon një traditë të gjatë me arritjet më të fundit teknologjike, dhe fokusi i operacioneve të saj është plotësimi i nevojave të klientëve. Me investime të vazhdueshme në teknologji, edukim dhe përmirësimin e punonjësve, zgjerimin e rrjetit të shpërndarjes dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve të shërbimit, kompania krijon një ndjenjë besimi dhe respekti tek konsumatorët.
Përveç ndërtimit të një marke lider në industrinë e automobilave në vend, Porsche Kosova vazhdimisht bën përpjekje për të ndërtuar një markë të lartë punëdhënëse dhe një shembull të suksesshëm të qeverisjes korporative të një kompanie me përgjegjësi shoqërore. Falë këtij përcaktimi, organizata konsiderohet një partner i besueshëm i klientëve, partnerëve dhe punonjësve të saj, si dhe i komunitetit social në të cilin ajo operon.
E përbashkëta për të gjitha markat është se të gjitha kanë një strategji zhvillimi individual, në zbatimin e së cilës shmanget qasja stereotipike dhe praktikohet uniteti dhe diversiteti për të arritur kënaqësinë e lartë të klientit dhe për të fituar besimin e tyre.